Nis sot Kampionati Europian, 16 skuadra në fushë për titullin

08.06.2012 (komentet: 0)

Sytë e gjithë Europës duke nisur nga dita e sotme ndalen në Ukrainë e Poloni.

Prag, mbrëmjen e sotme nis Kampionati Europian i futbollit pikërisht në orën 18.00, kampionat i cili do të zhvillohet mes dy vendeve në Poloni dhe Ukrainë.

Ndërsa tifozët e shumtë kanë zbritur në të dy vendet, siç informon noa.al, ndeshja e parë do të zhvillohet mes Greqisë dhe Polonisë në stadiumin e Varshavës, ndërsa ndeshja e dytë e mbrëmjes së sotme do të jetë mes Çekisë dhe Rusisë.

Në këtë kampionat shihen si favorite për të fituar titullin Gjermania, Hollanda e Spanja, ku garojnë 16 skuadra në ndeshjet që do të zgjasin plot 23 ditë.

Grupi A, përbëhet nga Polonia, Rusia, Greqia dhe Çekia.

Grupi B, përbëhet nga Hollanda, Gjermania, Danimarka dhe Portugalia.

Grupi C, përbëhet nga Italia, Spanja, Kroacia dhe Irlanda.

Grupi D, përbëhet nga Anglia, Ukraina, Franca dhe Suedia.

Kthehu mbrapa

Shto koment