Neymar: City ende i ri në Ligën e Kampionëve

18.02.2014 (komentet: 0)

Naymar: City ende i ri në Ligën e Kampionëve

Superylli i Barcelonës, Neymar, beson se Manchester City ka ende shumë rrugë para se të mund të etiketohet si superfuqi evropiane.

“Kam lexuar gjëra se Manchester City do ta mposhtë Barcelonën për shkak të numrit të golave që ata shënojnë në Angli – por mendoj se realiteti është që Manchester City ende është larg Barcelonës”.

“Ata kanë lojtarë shumë të mirë – por ne kemi më shumë përvojë në këtë garë”.

“Ne do t’i respektojmë ata – por nëse përqendrohemi dhe luajmë në mënyrën tonë ne e dimë se mundemi – dhe mendoj se ne do të vazhdojmë tutje”, ka thënë braziliani për Goal.

Neymar është rikthyer në stërvitje të plota javën e kaluar dhe shënoi në fitoren 6-0 ndaj Rayo Vallecano, pasi u inkuadrua në ndeshje si zëvendësues.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment