Në Sanxhak "Spartak" udhëton pa tifozët e saj

18.10.2014 (komentet: 0)

Stadioni "Aqif Ef. Blyta"

 

Të shtunën në Pazarin e Ri do të zhvillohet  ndeshja futbolli pa prezencën e  tifozëve të ekipit mysafir. Ngjarjet e fundit  të cilat ndodhën në Beograd, në ndeshjen Serbi-Shqipëri, kanë ndikuar që në Pazarin e Ri, Spartaku i Suboticës të udhëtoj pa përkrahjen e tifozëve të vet. Sjellja e huliganëve serb, sulmet e lokaleve shqiptare dhe atyre boshnjake nëpër qytet e ndryshme në Vojvodinë e Serbi kanë ngrit tensionet në rajon.

 

Ismet Azizi

Klubi i futbollit Novi Pazar,është  i vetmi klub nga Sanxhaku, i cili bënë gara në super ligën e Serbisë.  Vet fakti  që klubi vjen nga një trevë e banuar me shumicë jo serbe, dhe me përbërje të lojtarëve jo serb, dhe duke e njohur  mentalitetin  serb konsiderohet se  janë të padëshirueshëm dhe të urryer nga ta.

KF Novi Pazar, që nga pavarësimi i sportit kosovar, mbeti i vetmuar si klub jo serb në Ligën e Dytë në Grupin e Lindjes. Nga kjo periudhë, edhe pse klubi arriti rezultate të lakmueshme, u kualifikua në super ligën e Serbisë por u ballafaqua me probleme të mëdha. Nuk mund të harrohet periudha kur Jugosllavia ishte shpartalluar, kur  lufta kishte filluar në Kroaci e në Bosnje e Hercegovinë, KF Novi Pazari bënte gara në njejtën ligë  me KF  Pristina, në krye të të cilit ishte Zeljko Raznjatovic- Arkan. Në ndeshjen në mes këtyre dy klubeve, e cila u zhvillua në Pazarin e Ri, serbet shkaktuan trazira në fushë dhe në qytet, nga të cilat "arkanovcat" mezi shpëtuan kokën. Dihet mirëfilli që pikërisht edhe shkatërrimi i Jugoslavisë kishte filluar me trazirat që i kishte shkaktuar krimineli Arkan, si prijës i simpatizantëve të  C. Zvezdës së Beogradit në ndeshjen me Dinamon në Zagreb.

“ Ishte tmerr i vërtetë i kohës. Ekipi serb i Prishtinës, nën udhëheqjen e Zeljko Raznjatoviq- Arkanit, ishte në përcjellje të njësisë së tij paramilitare, e armatosur deri në dhëmbë. Ndeshjen arbitri e përfundoi në minutën e 80-të, deri sa rezultati ishte i  barabartë 1:1, për t’ia mundësuar  Prishtinës një pikë. Ky veprim i arbitrit shkaktoi rrëmujë dhe kaos. “Mysafirët”  nga Prishtina , mezi shpëtuan kokat e tyre, dhe ishin të dërmuar nga lëndimet që i morën në fushë dhe jashtë fushës. "Barrën më të madhe në lojë e kishte lojtari kosovar Sadik Rrahmani, i cili dha gjithçka prej vetes", tregon lojtari shumëvjeçar i  KF N. Pazar  Shefqet Kurti nga Mitrovica, i cili këtë ndeshje e përcolli nga banka, për shkak të kartonit të kuq.

Në vitet e 80-ta KF  Novi Pazar arrin të kualifikohet në Ligën e II-të Federative në Gupin e Lindjes, aty ku bënin gara edhe ekipet nga Kosova, si Trepça, Vëllaznimi, Liria etj,  përveç Prishtinës e cila në këtë kohë bënte pjesë në Ligën e I-rë. Kjo ishte periudha më e ndritshme deri atëherë e futbollit të Sanxhakut dhe Kosovës. Ekipet e Kosovës gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të mira me klubet nga Sanxhaku. Në KF Trepça, në kohërat më të arta të sajë, ka pasur lojtar nga Sanxhaku  të cilët kanë luajtur. Në KF  Novi Pazar gjatë gjithë viteve të 80-ta dhe 90-ta gjithmonë ka pasur lojtarë nga Kosova, siq ishin: Nazmi Rama, Naser  Salihu nga Shkupi, vëllezërit V e Sh. Ajeti, Mentor Miftari, Sadik Rrahmani, Gëzim Hasi, Besnik Kollari, Shefqet Kurti, i cili luajti deri në fillim të Luftës në Kosovë. Një kohë trajner në këtë klub ishte trajneri i mirënjohur  Hysni Maxhuni. Vlen të përmendet se në Pazarin e Ri  nga Kosova lujatën edhe shumë hendbollist të mirënjohur, si i ndjeri Basri Tupella, Puqurica, portieri Abazi nga Gjilani, i cili në këtë kohë pas pavarësimit të sportit kosovar, refuzoi thirrjen e sektorit të Jugosllavisë, i cili kishte mbetur i shtangun dhe kishte deklaruar: "si është e mundur ta refuzoj dikush ftesën e tillë"?

 Duke u bazuar në të kaluarën e përbashkët, gjatë gjithë historisë, dhe kontributin që kanë dhënë shqiptarët në të gjitha aspektet, si në sport, kulturë, politikë dhe  në mbrojtjen e popullsisë së Sanxhakut nga shfarosja, të parët në përkujtim të tyre ngritën zërin pikërisht tifozët e futbollit. Tifozët e futbollit në shenjë nderimi dhe përkujtimi të Aqif  Blytës, para 4 viteve, pikërisht në një ndeshje kundër  C. Zvezdës, dolën në tribuna me kërkesën që stadiumi i qytetit të emërohet me emrin e tij. Aqif Efendi Blyta, me prejardhje nga Gjakova, në periudhën në mes Dy Luftërave Botërore dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte personaliteti më i shquar politik e ushtarak i Sanxhakut.

"Torcidat" dhe “Ekstremi”, dy grupe të tifozëve nga ky qytet, kanë marrëdhënie shumë të mira me grupet e simpatizantëve shqiptarë nga Maqedonia dhe Turqia, sidomos me ata të " Fenerbahqes". Kështu që është e zakonshme që në tribunat e tyre të valojnë flamujt e këtyre simpatizuesve si dhe ata shtetëror të Turqisë dhe ai Shqiptar. Paralajmërimet e simpatizantëve të Beshiktashit se do ta ngritin flamurin shqiptar në Beograd, për njohësit e rrethanave sportive  nuk është diçka e papritur.

Nuk është e papritur thirrja, gjegjësisht iniciativa, që nëpërmjet një lloj bashkimi të rivalëve të dy klubeve të Beogradit, duke brohoritur  në ndeshjen e së shtunës në derbin e qytetit sloganin “ Kosovo je Srce Srbije”, ti pajtoj rivalët në mënyrë që të paraqiten, sipas tyre, sa ma mirë para opinionit Evropian.

Me vite të tëra, klubi nga Pazari i Ri dënohet nga federata e futbollit serb, për sjelljen e simpatizuesve  të vet si në teren të vet, po ashtu edhe  në udhëtim. Provokimet janë të natyrës së ndryshme nga huliganët serb, në stadiumet e tyre kur luajnë me Novi Pazarin. Brohoritjet për kriminelët e luftës në Bosnje, Karaxhiq e Mlladiq,  janë të zakonshme në stadiumet e Serbisë.Tifozët serbë, ka ndodhë që t’iu përgatisin myslimanëve  edhe zgjidhje të enigmave të ndryshme siq është ajo trishtuese: " Noz zica Srebrenica", që aludon në gjenocidin serb në Srebrenicë. Ata,  poashtu përdorin kërcënimn se  qytetin e Pazarit do ta “shndërrojnë” në Vukovar kurse  Sjenicën në Srebrenicë.

Të mllefosur me provokimet e rënda, të “enigmës”  në stadiumin Aqif Efendia  Blyta në Pazarin e Ri u shfaq transparenti nga vendasit: "Rešen rebus: srce, bubreg, pluća, živela žuta kuća", (në shqip: Ja zgjidhja e enigmës: zemra, veshka mushkritë , rroftë shtëpia e verdhë”), duke aluduar në krimet e sypozuara nga serbët për  UÇK-në , ku përmendet “ Shtëpia e Verdhë”. (Ekipi special i hetuesëve të EULEX-it, ka konstatuar se nuk ka kurfar dëshmie për ekzistimin e “ Shtëpisë së Verdhë”).  

Brohoritjeve të Serbëve ” Kosovo je srce Srbije” ”( “ Kosova zemra e Serbisë”), sanxhaklinjët e kanë përgjigjen e përhershme , “Kosovo je pored Srbije” ( Kosova është krahas-pranë Serbisë). Madje, jo rrallë, i brohoritet edhe Hashim Thaqit.

Ngjarjet e fundit, në stadiumin e Partizanit në Beograd, paralajmërimet e tifozëve të Beshiktashit, mandej edhe paralajmërimi i marshimit të  çetnikëve në Sanxhak, janë sinjale rrezikshme. Këto skenare mund të jenë të pa parashikuara për punëtorët sportiv dhe politikanët e Sanxhakut dhe  mbarë rajonin e Ballkanit.

 kokaj.net

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment