Në Gjilan loja u vazhdua për të shpëtuar kokën

17.04.2012 (komentet: 0)

Pas sulmit, gjyqtari kryesor Sokol Domi ndërpreu ndeshjen për 17 minuta, por ajo u desh të vazhdohet më pas.

 

Prishtinë, 17 prill - Për gjyqtarin Erduan Baliqi dhe vëzhguesin Kemajl Dumnica, ndeshja ndërmjet Gjilanit e Hysit (1:1) kishte përfunduar në minutën e 65-të. Në këtë minutë, Hysi shënoi golin e avantazhit nëpërmjet Florim Berbatovcit, ndërsa anësori Baliqi u sulmua fizikisht nga disa civilë që qëndronin skaj fushës. 

Pas sulmit, gjyqtari kryesor Sokol Domi ndërpreu ndeshjen për 17 minuta, por ajo u desh të vazhdohet më pas.

"Unë u sulmova fizikisht dhe për mua ndeshja kishte përfunduar. Nuk është dashur fare të vazhdohej loja. Unë i thashë arbitrit kryesor Domi dhe vëzhguesit Dumnica se nuk jam në gjendje të vazhdoj lojën. Por, për shkaqe sigurie, tonën dhe të lojtarëve të Hysit, u morëm vesh të vazhdojmë ndeshjen dhe të dalim nga stadiumi sa më mirë", ka rrëfyer të hënën skenën e dhunshme që i ndodhi të dielën në ndeshjen e javës së 24-t të Superligës, Baliqi. Ai ngul këmbë se ndeshja është dashur të mos vazhdojë, por fjalët që ia tha gjyqtari kryesor, ia ndërruan mendjen. Madje, ai pas sulmit ua kishte mësyrë zhveshtoreve për të ikur, por ato ishin mbyllur dhe ai nuk kishte rrugë tjetër (më gjerësisht në “Koha Ditore”).

Kthehu mbrapa

Shto koment