Në Gjilan hapet Panairi i Sportit

23.06.2016 (komentet: 0)

 

 

Gjilan, 23 qershor 2016 – Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, është hapur të enjten Panairi i Spotit, ku kanë marrë pjesë 14 klube me 350 fëmijë të angazhuar shkollat sportive të Gjilanit.

 

 

 

“Sot është një ditë e rëndësishme e shënuar për ne sepse Komiteti Olimpik është anëtar i barabartë dhe pjesëmarrës i garave olimpike. 350 fëmijë të grupmoshave të ndryshme prej çerdhes e deri në akademitë shkollore sot marrin pjesë dhe shumica e tyre kanë talent të veçantë, ekipe sportive dhe sportist individual që kanë sjellë trofe në Gjilan”, ka thënë në ceremoninë e  hapjes së panairit kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.

 

Haziri paralajmëroi se se pas kësaj ditë të shënuar, në Gjilan pritet që të vie edhe kampi i klubit të futbollit Juventus.

 

“Qëllimi ynë është që ta rrisim pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave që të merren me sport. Ju uroj ditën olimpike dhe besoj shumë që njëri prej jush shumë shpejt do të jetë në gara olimpike një botë dhe do të na gëzoj me suksese. Ju inkurajoj që të merrni pjesë në të gjitha aktivitetet sportive sepse sporti është shëndet. Pas kësaj ditë të shënuar, ju njoftoj se në Gjilan pritet që të vije edhe kampi i gjigantit italian të futbollit, Juventus, i cili do të hulumtoj talentët e rinj të futbollit”, ka theksuar kryetari Haziri.    

 

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, e ka falënderuar kryetarin Haziri, duke thënë e edhe sa ishte ministër ka kontribuar shumë që sporti kosovar të ndërkombëtarizohet.    

   

“E falënderoj këshillin organizativ, në vecanti kryetarin e Komunës për këtë organizim kaq të mrië kaq masoviv, i cili përputhet me planin strategjik të Komitetitt Olimpik për masovizimin e sportit. Sporti ka rëndësi, jo vetëm për shoqërimin e të rinjve, por ka rëndësi të jashtëzakonshme edhe për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit. Ne jemi në vitin  e Olimpiadës, ku Kosova merr pjesë me 7 sportitë me gjasa reale që të fitojmë medalje, unë  shfrytëzoj rastin që t’i ftoj të gjithë fëmijët që të fillojnë të merret me sport”, ka thënë Hasani.

 

Panairi i Sporit është organizuar nga Njësia Për Sport e Komunës së Gjilanit mbetet i hapur nga ora 9:00-15:00.​

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment