Ndeshja e parë e PLAY-OFF-it për femra.

18.05.2012 (komentet: 0)

Të dielën më 20 maj 2012 në ora 20:00 në Palestrën e Sporteve “B.Selishta_PETRITIT” në Gjilan luhet finalja e parë e PLAY-OFF-it për femra në mes KV DRITA nga Gjilani dhe KV Prishtina nga Prishtina.

 

Dritaset këtë stinorë e përfunduan në pozitën e parë me 11 pikë më shumë se Prishtinaset dhe e filluan shumë lehtë dhe po ashtu e përfunduan gjysëmfinalen ku u takuan me KV Kastrioti nga Ferizaj të cilin ekipë e mposhtën dy herë me rezulltat bindshëm 3 me 0.

Prishtinaset stinorin e përfunduan në pozitën e dytë dhe në gjysëmfinale u takuan me KV Universitetin AAB Riinvest nga Prishtina nga i cili ekipë u mposhtën në finalen e Kupës së Republikës 3 me 2 por në gjysëmfinale arritën ta eliminojnë me lehtësi në të dy lojët më rrezulltat 3 me 0.

Drita dhe Prishtina këtë stinor janë takuar 6 herë: 4 herë gjatë kampionatit të rregulltë, një herë në Kupën e Republikës dhe nje herë në turneun e Superkupës Mbarëkombëtare, gjatë gjithë takimeve bilanci mes këtyre dy ekipeve është 3 me 3 me fitore dhe 13:10 në sete në të mirë të ekipit tonë DRITA.

Rezultatet e takimeve janë këto:

Ndeshja e parë: PRISHTINA – DRITA 3:2

Ndeshja e dytë: DRITA – PRISHTINA 3:0

Ndeshja e tretë : PRISHTINA – DRITA 3:2

Ndeshja e katërtë: DRITA – PRISHTINA 3:1

Ndeshja për Kupën e Republikës: DRITA – PRISHTINA 1:3

Ndeshja në turneun Mbarëkombëtarë: PRISHTINA – DRITA 0:2.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment