NDËRRON JETË JOSIP KUZE

16.06.2013 (komentet: 0)

Trajneri kroat Josip Kuze, ish selektor i Kombëtares shqiptare, ka ndërruar jetë të dielën pasdite në moshën 62 vjeçare. Legjenda e Dinamo Zagrebit, dikur futbollist i njohur kroat dhe më pas trajner i famshëm, e humbi betejën me leukeminë.

Kuze ishte trajner i Dinamos dhe i disa përfaqësueseve, derisa në fund të shtatorit të vitit 2010 përfundoi në spital pas sulmit në tru, sa ishte selektor i Kuqezinjve.

Ai kishte shënuar 14 gola nga 384 ndeshje të zhvilluara si lojtar, ndërsa si trajner kishte punuar në tërë botën, në Australi, Gjermani, Japoni, Ruandë dhe Shqipëri.

Në Kroaci, ai ishte trajner i Dinamos, Interit të Kroacisë, Varteksit, Borcit nga Banjalluka, Mainzit dhe Gambas nga Osaka.

Nga Express

Kthehu mbrapa

Shto koment