NBA: Bulls e Thunder fitojnë, Durant vazhdon te thyej rekorde

03.03.2014 (komentet: 0)

Chicago Bulls kanë regjistruar fitoren e radhës në NBA duke mposhtur New York Knicks me rezultat 109-90.

Bullsat e filluan furishëm sfidën dhe nuk u ndalën më për të realizuar fitoren e nëntë në dhjetë ndeshjet e fundit.

D.J. Augustin ishte basketbollisti më efikas me 21 pikë, ndërsa Joakim Noah regjistroi të pestin ‘triple-double’ në karrierë me 13 pikë, 12 kërcime dhe 14 asistime.

Oklahoma City Thunder ka regjistruar fitore prej 116-99 kundër Charlotte Bobcats, ndërsa lideri Kevin Durant ka vazhduar me rekorde.

25-vjeçari shënoi 28 pikë dhe kjo ishte përballja e 25-të në të cilën shënonte mbi 25 pikë, rekord që nuk ka ndodhur në 25 vitet e fundit.

  

Në një përballje të vështirë, San Antonio Spurs mposhtën Dallas Mavericks (112-106), që shënoi edhe kthimin e Tony Parker, i cili ka munguar në gjashtë ndeshjet paraprake si pasojë e lëndimeve.

Rezultatet e të dielës, të gjithë vendasit fituan:

Chicago - New York (109-90) 
Toronto - Golden State (104-98) 
Indiana - Utah (94-91)
Orlando - Philadelphia (92-81) 
Oklahoma City - Charlotte 116-99 
San Antonio - Dallas 112-106 
Phoenix - Atlanta 129-120

Pergaditi : E.Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment