Napoli vazhdon të befasojë (video)

22.02.2012 (komentet: 0)

Me rezultat prej 3-1, Napoli e ka mposhtur Chelsean në takimin e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar të martën mbrëma në Stadio San Paolo.


Vendasit bënë një paraqitje mahnitëse në gjysmën e parë duke dominuar tërësisht, mirëpo ishin mysafirët ata që shënuan të parët.

Një gabim të Paolo Cannavaros, e shfrytëzoi Juan Mata për t’i kaluar Blutë në epërsi (27’).

Mirëpo, fuqia e vendasve u dëshmua me anë të Ezequiel Lavezzit, i cili pranoi një top nga Edinson Cavani dhe me një gol të bukur e barazoi rezultatin (38’).

Në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+3), Gokhan Inler dërgoi një krosim të jashtëzakonshëm drejt Edinson Cavanit, i cili nuk fal.

Në gjysmën e dytë, mysafirët tentuan të ktheheshin në lojë, mirëpo këtë nuk e lejoi skuadra italiane.

Ishte sërish dyshja, Edinson Cavani dhe Ezequiel Lavezzi, që ndërtuan golin e tretë. Uruguaiani e bëri të gjithë punën dhe ia pasoi topin argjentinasit, i cili nuk e pati të vështirë ta realizonte golin e dytë personal në këtë ndeshje (65’).

Epërsia e napolitanëve ka mundur të jetë edhe më e lartë, mirëpo fati ishte në anën e Chelseat.

Ky rezultat e favorizon lehtësisht Napolin për të vazhduar tutje, megjithatë gjithçka është e hapur kur dihet emri i rivalit, i cili mund të përmbysë gjithçka në Stamford Bridge.

Video-golat

Kthehu mbrapa

Shto koment