Mundje: Së shpejti Kosova do të takohet me Serbinë?

27.06.2012 (komentet: 0)

Kosova po arrinë rezultate në garat ndërkombtare, dhe vetëm falë shortit deri më tash nuk është takuar me mundësit e Serbisë. Rasti i fundit ishte në Zagreb, ku nga 19 në 24 qershor u mbajt Kampionati Evropian për Junior në mundje.

Udhëheqësit e federatës serbe të mundjes qysh vitin e kaluar jan këshilluar nga ministria e sportit me rastin mbajtjes së kampionatit Evropian për kadetë dhe juniorë të mbajtur në Hungari dhe Rumani, "kemi marrë një përgjigjje se mbështesin protesten tonë tek organizatori dhe FILA-ës (Federata Ndërkombëtare e mundje), por mendojnë  se ekipi ynë i kadetëve  nuk ka nevojë për të lënë të garën".

Para Kampionatit Europian në Zagreb përsëri, ju kemi dërguar atyre të njëjtën pyetje( ministrisë v.j.),  kurfar përgjigjje me shkrim nuk kemi marrë , por zyrtarja  Marine Drazhiq nga ministria na ka dhënë  një përgjigje me gojë e cila përgjigjje  është e njejtë me at të vitit të kaluar. Dhe sikur të na thonin që të mos marrim pjesë ne do të bënim ashtu siq na thuhet, përshkak se ata na financojnë - tha Trajkoviq për portalin serb Alo.

Pra nga ky qëndrim i përgjegjësve të sportit serb shihet se momentet dhe fati i ndanë mundësit e Kosovës dhe Serbisë që të takohen në garat ndërkombtare. 

/kokajpress/

Kthehu mbrapa

Shto koment