Muamer Hukiqi - Luani i Sanxhakut

29.03.2014 (komentet: 0)

Për shqiptarët e zakonshëm në Shqipëri, Sanxhaku, edhe pse në kufi me shtetin shqiptar, është pothuajse emër i panjohur. Aktualisht, Sanxhaku si territor, ndan Serbinë dhe Malin e Zi ndërkohë që kufiri republikan mes Serbisë dhe Malit të Zi kalon nëpër Sanxhak . Për ne shqiptarët është me interes të përmendet se harta e Sanxhakut përfshin vendlindjet e disa prej personaliteteve më të shquara shqiptare.

 

Ismet AZIZI

Fatkeqësisht, shumica dërmuese e sanxhaklinjëve janë shqiptarë gjysmë të asimiluar. Flasin gjuhën sllave ( përveq në disa fshatra të Peshterit ku ruhet ende shqipja e dikurshme) dhe mbiemrat e tyre, që zakonisht janë emra fisesh shqiptare të Veriut, kanë shtesën "iq". Identitetin e vet politik Sanxhaku ia detyron jo vetëm zakoneve të vjetra shqiptare (të cilat i ruan me fanatizëm), por edhe faktit se nga sërbët e malazezët i ndan feja (janë myslimanë). Në shumë fshatra të Rrafshnaltës së Peshterit  është ruajtur gjuha shqipe. Sipas tyre fëmijët  fillojnë ta mësojnë gjuhën boshnjake me hyrjen në klasë të parë.

Kësisoj sanxhaklinjët  gjatë 50 vjetëve të fundit nuk u orientuan as nga Beogradi, as nga Podgorica, por nga Prishtina  dhe Sarajeva. Me Prishtinën i lidhte gjaku e tradita, ndërsa me Sarajevën feja dhe gjuha, të cilën para 100 vjetëve e konvertuan nga shqipja në sllavishte për shkak të dhunës së ushtruar mbi ta.

Këtë herë personazh i këtij shkrimi është  bokseri i njohur  Muamer Hukiq. Gjat një transmetimi televiziv, njëri nga komentatoret sportiv të një televizioni shqiptar nga Shqipëria në fillim të  meqit, sikur edhe më vonë gjat meqit, boksierin në fjalë ua shikuesëve ua prezantonte si serb.

Në Rrafshnalatën  e Peshterrit, shumë afër kufirit të Serbisë dhe Malit të Zi, në zemër të Sanxhakut gjendet fshati Uglla ( boshnjakisht: Ugao). Ky fshat me  gjenerata të tëra është banuar nga Hukajt . Por nga ky vendbanim  janë  edhe familjet për ne të njohura, Uglanin, Plakiqët etj.  Malësorët  Smaili, Zaimi, Bajra e Osmani  janë mësuar të jetojnë në kushte të ashpra të jetës malësore. Në hyrje të fshatit në anën e majtë janë të vendosura shtëpitë  e Hukajve,  pra  plaku Osmani  dhe vëllezërit e tij. Rasim Hukiqi në vitin 1993 me gruan e tij Biseren dhe katër fëmijët u  largua nga vendëlindja e tyre sepse Jugosllavia e atëhershme ishte përfshirë nga lufta. Ata u vedosën në qytetin gjerman  Bielefeld .

Një nga fëmijët ishte edhe tetë vjeçari  Muamer Hukiqi , i cili klasën e parë të shkollës fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes Uglla (Ugao). 

Muamerin, dhjetëvjeqarin e zhdërvjedhët, babai  e regjistroi në shkollën e sporteve luftarake . Në këtë shkollë ai  fitoi njohuritë e para të karatesë dhe më pas u orientua në Kik Boks. I ati i tij, Rasimi, gjatë  gjithë kohës punoi punë të rënda të ndërtimtarisë por nuk kurseu mjetet dhe mundin që birin e tij ta dërgoj rregullisht  në stërvitje.

Për ditët e tij të shkollës Muameri thotë : " Nuk e kam ditë gjuhën, isha i ri në at mes dhe kam qenë i detyruar të tregohem i sukseshëm. Kur u rrita pak, i mbusha 12-13 vjet kam qenë shumë i fortë fizikisht, më i forti në shkollë. Kur dikush nga të rriturit donte ta rrahte ndonjë  moshatar timin, vinin tek unë dhe unë i mbroja dhe për këtë arsye edhe më donin".

Turniri për titullin e kampionit evropian të vitit 2002 në Kik Boks ishte në Lido di Jesolo të Italisë. Muameri shtatëmbëdhjetëvjeqar pas shtat luftimeve të ashpra, në finale fitoi kundër 27 vjeqarit  Sllobodan Marinkoviq, I cili ishte nga Kraleva e Serbisë. Muamerit  trofeun ia dorëzoi Borislav Peljeviq  përfaqësues i Federatës së Kik Boksit të Serbisë. Në  këtë meq , sikurse edhe në  tjetrin me radhë për  titull të botës ishte  i shoqëruar nga i ati Rasimi.

Kampioni thotë :  "Si 15 vjeqar kam  fituar  brezin e zi në karate, kam qëndruar në kik boksi dhe si 17 vjeçar  kam qenë kampion i  Evropës. Babai ishte i detyruar të nënshkruajë një leje të veçantë në mënyrë që të kisha të drejt të marr pjesë në gara dhe kur në Paris, një vit më vonë , fitova titullin e kampionit të botës, kam thënë: mjaft. Kam kuptuar se kam nevojë për sfida të reja dhe i i jam kthyer boksit. Tash po shihet se ky ka qenë një hap i qëlluar”.

Luan i ri në kërkim të sfida e të reja shkon të sprovohet  në kampin Sauerland. Në " provë " boksoi të katër raundet me partnerin edhe pse mendonin se nuk do të zgjasë një raund . Menjëherë pas këtij meqi nënshkruan kontratën e parë profesionale dhe kalon në Berlin .

Trajner i tij bëhet Uli Wegner, madje Muameri merr emrin sportiv  Marco Huck, tashmë  i njohur në botën e boksit me këtë emër . Aty  tregoi stilin e tij agresiv luftarak të cilin publiku e dëshironte, qëndrushmërinë, forcën, ekskluzivitetin  dhe mentalitetin e fituesit.

Hukiqi depërtoi me shpejtësi në majat më  të larta të boksit botërorë . Me radhë mundi kundërshatrët e tij,  Michael Sims , Claudi Rasko, Pietro Baurin etj,. Hukiqi titullin e të parit në botë e fitoi në qytetin gjerman të Halle, në gusht të vitit 2009  pasi arriti ta mund  Argjentinasin  Victor Emilio Ramirez.

Muamer Hukiqi në karrierën e tij deri më tani ka vetëm dy humbje dhe një barazim  dhe 37 fitore (25 me nokaut). Mbrojti 12 herë titullin e kampionit  në versionin e WBO në kategorinë kruzer.

Hukiqi është shumë i popullarizuar dhe një nga më të preferuarit në Gjermani, ai gjithmonë thekson mirënjohjen për vendin ku arriti ta realizoj ëndrrën e tij .

Me kujdes të madh miqtë e tij në  Sanxhak i përcjellin meqet e tij  dhe fitoret ia festojnë në  mënyrë të veçantë . Kur i ipet mundësia vjen  në  Novi Pazar për të vizituar gjyshin, gjyshen, të afërmit dhe qytetarët e tjerë . Ai ndihmon financiarisht dhe promovon  ngjarjet sportive në Sanxhak ku gjithmonë  i organizohet pritje e ngrohtë.

Kampioni i botës Muamer Hukiq  (Marco Huck) para disa javëve, duke i parë reagimet e shumta të tifozëve shqiptar të cilët e kërkojnë me padurim një rematch me Nuri Seferin dhe në shumë komente e sulmonin boksierin me prejardhje nga Sanxhaku, ai ka reaguar në gjuhen shqipe. "Shqiptarët janë vëllezërit e mi, ju dua me gjithë zemër" ky ishte komenti i shkruar bukur në gjuhen shqipe nga Muameri.

Kthehu mbrapa

Shto koment