Moyes: Paraqitja më e keqe në Ligen e Kampioneve

26.02.2014 (komentet: 0)

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes, ka pranuar se paraqitja ndaj Olympiakosit ishte më e keqja në Evropë këtë sezon.

Djajtë e Kuq pësuan me rezultat 2-0 në përballjen e parë të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve dhe i kanë rrezikuar shanset për t’u kualifikuar në çerekfinale.

“Ishte një paraqitje shumë e dobët. Nuk e kam pritur. E vetmja gjë e mirë është se ka edhe një ndeshje”.

“Old Traffordi ka përjetuar disa mbrëmje të shkëlqyera në të kaluarën dhe do të shpresojmë që ta shohim një tjetër”.

“Unë e marr përgjegjësinë, është ekipi im dhe ne duhet të luajmë më mirë”, është shprehur skocezi pas ndeshjes.

Pergaditi : Engjell Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment