Moyes dorëzohet për Rooneyn

20.07.2013 (komentet: 0)

David Moyes duket i dorëzuar për të mbajtur Wayne Rooneyn në “Old Trafford”, ndërsa nuk ka dashur të komentojë për ofertën zyrtare të Chelseat për sulmuesin e tij.

Pak ditë më parë, ai e përjashtonte në mënyrë kategorike një largim të mundshëm të 27-vjeçarit, mirëpo pas sulmit të bluve të Londrës ai nuk preferoi të thoshte asgjë lidhur me të ardhmen e numrit “10″.

Menaxheri i United u shfaq përpara mediave në prag të miqësores së dytë me Yjet e Ligës Australiane ditën e shtunë. Por skocezi pranoi vetëm të fliste për vështirësitë që e presin në “Old Trafford” pas largimit të Sir Aleks.

“Për çdo menaxher, të zëvendësojë Sir Aleksin është gjëja më e vështirë që mund të bëjë. Ajo që ai arriti në 25 vjet nuk do të përsëritet kurrë më. Por unë e pranova këtë sfidë. Për çdo trajner që drejton një klub si Junajtid është një sfidë, qoftë edhe për Fergusonin. Ky është një klub fantastik dhe unë kam ardhur për të fituar”, nënvizoi ish-trajneri i Evertonit.

Kthehu mbrapa

Shto koment