Mourinho: Wenger ëshë specialist i dështimeve

15.02.2014 (komentet: 0)

Jose Mourinho ka nxitur luftën e fjalëve me Arsene Wenger duke e quajtur menaxherin e Arsenalit “specialist në dështime”.

Mourinho, i pamposhtur në 10 ndeshje nga Wenger, ka reaguar pas komenteve të francezit se titulli i Ligës Premier tash është në duart e Chelseat, pasi Blutë kryesojnë tabelën.

Pasi Mourinho vazhdimisht kishte thënë se ata nuk janë favoritë për titull, Wenger tha se portugezi dhe të tjerët që i shmangen etiketës si “favoritë”, kanë “frikë nga dështimi”. Por, ndryshe nga Wenger, Mourinho mendon se është pikërisht rivali i tij, ai që është “mësuar me dështime”.

“Ai është specialist në dështime. Unë nuk jam. Realiteti është se ai është specialist, pasi tetë vite pa fituar asgjë, është dështim”.

“Nëse supozojmë se ai (Arsene Wenger) ka të drejtë dhe se unë kam frikë nga dështimet, kjo është sepse unë nuk dështoj shumë herë. Nëse unë e bëj këtë me Chelsean, largohem dhe nuk kthehem më”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment