Mourinho : U riktheva këtu sepse e dua Chelsean.

10.06.2013 (komentet: 0)

Bosi i Chelseat Jose Mourinho edhe zyrtarisht është prezantuar sot si menaxher i ri i Chelseat, kokaj. net ju sell intervisten e plotë me Special One.

Konferenca e Mourinhos : 
am me shume se i lumtur qe u riktheva ketu , ndihem shume i qete dhe i gatshem per suksese.

Largimi yt i pare nga Chelsea u be si shkas i raporteve te keqija me Roman Abramovich a eshte e vertete kjo ?
- Nuk eshte e vertete , u largova sepse te gjithe e pam si vendim te duhur per skuadren, ishte vendim i veshtire mirepo pata momente te lumtura edhe pas largimit.

Qka pretendoni te beni tek Chelsea ?
-Puna ime eshte te punoj shume , te kem lojtar kualitativ sepse klubi eshte me me rendesi se unë.
U ktheva ketu sepse eshte momenti i karrierave tona , si i Roman Abramovichit , si momenti im dhe i skuadres.

- E njoh klubin si nje klub te vecante qe nuk harron personat qe kane bere gjithqka per ta . 

A keni ndryshuar si person pas qendrimit ne Spanje?
- Natyra ime perputhet me natyren e kesaj skuadre. Nuk kam ndryshuar jam ai qe kam qene.
Dua te kem marredhenie te mira me te gjithe , mirepo se pari me veten , te kenaqem me vendimet qe i marr , te fus lojtaret qe meritojne te luajne.

Cilin titull e keni fokus ?
- Skuadra do te luftoj per te gjitha titujt , nuk ka fokusim ne ndonje titull te caktuar. Dua te them qe personalisht nuk e kam obsesion Ligen e Kampioneve , as Chelsea nuk e ka sepse e fitoi mirepo normalisht ne do te luftojme qe Chelsea ta ngrise te dytin.

A u merzitet qe nuk patet oferta nga Man United ose Man City?
- Haha.. Dua te jem te Chelsea dhe askund tjeter , ky eshte vendi ku kam dashur te jem , nuk do te pranoja oferta nga Man United dhe Man City.

A ju duket deshtim sezoni me Real Madridin?
- Real Madridi mposhti Barcelonen ne Barcelon, Fitoi superkupen kunder Barcelones , i kam lenduar ata e di ..

Qka do te beni me talentet belg , Lukaku dhe De Bryune?
- Se pari dua ti takoj ata , te bisedoj me ta dhe pastaj te marr vendimin e duhur mirepo ne fund u shpreh duke qeshur se ata do te jene pjese e skuadres sepse Chelsea investoi shume per ta dhe un do te punoj per permiresimin e tyre.

Puna e pare ketu nuk eshte hej jam ketu me dhuroni para me shume zero , puna ime e pare eshte te rri me lojtaret , ti njoh dhe te marrim vendime te duhura.

Kur u pyet per John Terryn ai u shpreh :
- Mezi pres ta takoj Johnin e di se qfare i duhet atij dhe do punoj ne permiresimin e tij . 

Nese do duhej qe tia ve nje Nickname kesaj periudhe do ta quaja "THE HAPPY ONE "

Kthehu mbrapa

Shto koment