Mourinho: Nuk rikthehem te Interi

04.04.2013 (komentet: 0)

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka përjashtuar mundësinë që gjatë kësaj vere të rikthehet te ish-klubi i tij me të cilin bëri histori, Interi.

Mourinho është i dëshiruar ende në Milano dhe tifozët Nerazzurë e ëndërrojnë rikthimin e njeriut që ua solli tripletën, por është portugezi ai që e ka përjashtuar një mundësi të tillë.

“Sezonin e ardhshëm, është e sigurtë se nuk do të rikthehem te Interi, por unë dua që një ditë patjetër të rikthehem”.

“Unë flas nga zemra, ashtu sikurse kur kam thënë se një ditë tua të kthehem edhe në Angli. Por, e sigurt është se klubi im i ardhshëm nuk do të jetë Interi”, ka thënë Mourinho për Marca.

Kthehu mbrapa

Shto koment