Mourinho: Nuk jam Special One, jam babai i futbollit

20.07.2013 (komentet: 0)

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, ka goditur sërish. Në deklaratën e tij më të fundit Mourinho është përkujdesur që t’ia ndërrojë epitetin vetes, duke thënë se sukseset e tij në karrierë bëjnë që ai të mos quhet më Special One (I veçanti), por babai i futbollit.

Pas largimit të Sir Alex Ferguson nga futbolli anglez, Mourinho thotë se titulli i tij do të ndryshojë nga Special One në babain e futbollit. Kjo për shkak se ai beson se është trajneri më i mirë në Angli, që ka më së shumti suksese dhe që e ka mbrojtur më së shumti futbollin anglez.

“Pas largimit të Ferguson, mendoj se duhet të më quani baba të futbollit. Unë jam një prej atyre që ka kaluar më shumë kohë në futboll”.

“Unë kam fituar çdo garë në futbollin anglez, jam i vetmi menaxher në Angli që e ka fituar Ligën e Kampionëve”.

“Kështu, ndoshta kam më shumë përgjegjësi mbi vete. Unë duhet të jem shembull në të gjitha aspektet, si nga sjellja ashtu dhe nga përkrahja, që të jem aty kur të gjithë të kenë nevojë për mua”.

“Unë kam një CV (curriculum vitae), kam një status dhe mendoj se ata ndjejnë se jam një anglez, përkundër faktit se jam portugez. Unë gjithmonë i mbroj ata, vendin e tyre dhe futbollin e tyre”, ka deklaruar Mourinho. 

Kthehu mbrapa

Shto koment