Mourinho në Chelsea, llogaritet punë e kryer.

01.05.2013 (komentet: 0)

Pas shumë negociatave të bëra së fundmi, si duket drejtuesit e Chelseat kanë arritur një marrëveshje me strategun portugez, Jose Mourinhon dhe sulmuesin e Atletico Madridit, Radamel Falcaon.

Goal bën të ditur se pronari i Chelseat, Roman Abramovich, ka qenë në bisedime me përfaqësuesit e Mourinhos që disa muaj për ta rikthyer atë në klubin me të cilin i fitoj dy tituj të Ligës Premier gjatë periudhës 2004-2007.

Negociatat janë zhvilluar rreth asaj se sa kontroll do të ketë Mourinho në transferimin e lojtarëve dhe të stafit, gjithashtu edhe në strukturën menaxheriale ku për momentin drejtor teknik është Michael Emenalo.

Besohet se pas mosmarrëveshjeve të shumta gjatë negociatave, më në fund është arritur një marrëveshje në princip që portugezi ta zëvendësojë Rafa Benitezin në fund të këtij edicioni.

Sipas Goal, Chelsea ka arritur marrëveshje edhe me sulmuesin kolumbian i cili përfaqësohet nga agjenti Jorge Mendes, i cili gjithashtu është edhe agjenti i Jose Mourinhos

Kthehu mbrapa

Shto koment