Mourinho: Me Drogban kam lidhje emocionale

02.04.2013 (komentet: 0)

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka bërë të qartë se raportet me sulmuesin e Galatasarayt, Didier Drogba, nuk kanë të bëjnë vetëm me futbollin.

Portugezi ka punuar me 35-vjeçarin te Chelsea, ndërsa thotë se miqësia e tyre vazhdon edhe sot.

“Dider Drogba ishte një lojtar i shkëlqyer për mua, një mik i mirë dhe dikush që do të mbetet gjithmonë në jetën time”.

“Ne kemi krijuar lidhje emocionale që shkojnë më larg se futbolli”.

“Sneijder dhe Drogba kanë qenë futbollistë të rëndësishëm për mua në të kaluarë, por nesër (e mërkurë) do të jenë miqtë e mi, jo lojtarët ne ekipin tim”, u ka thënë 50-vjeçari gazetarëve.

Kthehu mbrapa

Shto koment