Mourinho ka kushte për rikthim në Chelsea

06.04.2013 (komentet: 0)

Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka përgatitur një listë me kërkesa nëse Chelsea dëshiron të nënshkruajë me të.

Sipas Mirror, largimi i Mourinhos nga Real Madridi varet shumë nga ajo se çfarë do t’i ofrojnë Blutë.

50 vjeçari raportohet se ka kërkuar një pagë prej 12 milionë funtesh në vit, gjithashtu zgjatjen e kontratës së Frank Lampardit dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve për vitin e ardhshëm.

Edhe pse Roman Abramovich nuk besohet se do të ketë probleme për rrogën e Mourinhos, kërkesa më e vështirë për t’u plotësuar duket të jetë qëndrimi i Lampardit, i cili po kërkohet nga shumë klube të mëdha.

Besohet se Mourinhos do t’i jepej edhe një shumë e madhe parash për transferime gjatë verës, por Chelsea gjithsesi duhet ta përfundojë këtë sezon në top katërshe, në mënyrë që portugezi të kthehet në Angli. 

Kthehu mbrapa

Shto koment