Mourinho: Ja revolucioni që do bëj te Chelsea

30.07.2013 (komentet: 0)

Jose Mourinho ka një plan të detajuar për skuadrën e sezonit të ri. Ai u ka dhënë fund spekulimeve të largimit të mundshëm të Juan Matës dhe tha se spanjolli është në planet e tij, madje i ka rezervuar edhe një rol të ri.

“Është i vetmi lojtar mëngjarash, të cilit i pëlqen të luajë në krah të djathtë. Ai është në planet e mia. Kam disa ide për të, si për shembull rolin ku jep më të mirën dhe ndjen vështirësi. Do të përpiqemi ta përmirësojmë. Më kanë pëlqyer gjithnjë lojtarët e krahut të djathtë që janë mëngjarashë. Kam provuar fillimisht Robenin, Dafin, pastaj Pandevin tek Interi dhe Di Marian e Ozilin te Reali. Juan do të luajë në të djathtë dhe do tentojë të hyjë në qendër për të pasuar ose goditur. Është lojtari ideal për ta bërë nga e djathta, edhe pse ndihet komod në rolin e numrit 10″, – tha portugezi. HAZARD - “Është një djalë me shumë talent, por ka ardhur koha të bëjë një hap më shumë. Futbolli është çështje shifrash dhe ai duhet ta transformojë talentin e tij në numra. Jam gati ta ndihmoj dhe punoj me të. Ai duhet të jetë gati gjithashtu dhe duhet të më dëgjojë. Një lojtar nuk mund të luajë për qejf. Ai duhet të shënojë, prodhojë dhe jo të argëtohet duke ia futur kundërshtarit topin mes këmbëve për ta poshtëruar”.

DAVID LUIZ- “Më pëlqejnë qendërmbrojtësit që dinë të luajnë me topin. Janë të lirë të driblojnë kur kanë hapësirë. Por, kur ke shokët e skuadrës pranë, duhet të pasosh dhe jo driblosh. Kur nuk ke shok pranë, duhet dhënë topi i gjatë. Nuk mund ta vendos trajneri atë çka mbrojtësi duhet të bëjë. David duhet t’i marrë vendimet shpejt dhe saktë”. Lampard – “Është 35 vjeç dhe nuk mund të luajë 60 ndeshje në sezon, por cilësitë i ka të njëjtat. Duhet ta menaxhojmë mirë, por për mua paraqitja në fushë është më e rëndësishme se certifikata e lindjes”. ABRAMOVIC-“Kur bleu Chelsean të gjithë dyshonin nëse do e shiste apo e donte me të vërtetë këtë klub? Ai fitoi Champions-in dhe Premier Ligën dhe, nëse nuk do e kishte blerë ai në vitin 2003, kush e di ku do të ishte ky klub. Bilancet e klubit janë pozitive dhe nuk e ka problem të shpenzojë 20, 25 apo 35 milionë paund për një lojtar. Mund të shpenzojmë 50 milionë paund? Runi nuk është sulmuesi që kushton kaq, as 40 milionë paund”. ‘Lufta e ftohtë’ me Mojesin? Nuk kam asnjë problem me të. Ai dhe Vengeri janë djem shumë të mirë”. 

Kthehu mbrapa

Shto koment