Mourinho: Gjygjtari na dëmtoi

31.08.2013 (komentet: 0)

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho ka akuzuar arbitrin Jonas Eriksson se ia ka humbur bukurinë finales kur ia kishte treguar Ramires kartonin e dytë të verdhë.

Blutë mbrëmë u mposhtën në penalti nga Bayern Munich, në Superkupën e Evropës, pasi avancuan 2-1 deri në minutën e fundit të vazhdimeve. Por, ajo që i ka lënë përshtypje më shumë Mourinhos është kartoni i dytë i verdhë dhe përjashtimi i mesfushorit brazilian për një ndërhyrje në Mario Gotzen.

“Ju kurrë, qoftë në fushë ose në pankinë ose duke garuar në këtë nivel, nuk mendoni ashtu si mendojmë ne”.

“Njerëzit që jetojnë në futboll, njerëzit për të cilët jeta është futboll, ne gjithmonë mendojnë se ka një rregull shumë të rëndësishme – që është pasioni për futbollin. Nëse ju jeni në dashuri me futbollin, ju nuk e vritni një finale si kjo. Ju nuk e vritni një finale”.

“Kishte shumë kartonë të tjerë të verdhë gjatë ndeshje, të cilat gjyqtari duhej t’i jepte. Një gjyqtar i mirë anglez, ai e ndalon ndeshjen dhe i thotë Ramires: ‘Ti nuk e lëndove askënd, por ke mundur ta lëndosh’, u thotë lojtarëve të Bayernit: ‘Mos mashtroni dhe mos provokoni lojtarët, do të ishte 11 kundër 11”, ka thënë portugezi para gazetarëve.

Kthehu mbrapa

Shto koment