MOURINHO E DO KHEDIRAN NË CHELSEA

14.05.2013 (komentet: 0)

Sipas mediave Spanjolle, Jose Mourinho, dëshiron ta marë me veti në Chesea, Sami Khediran.

Josè Mourinho ka nisur ta projektojë Chelsean e ‘tij’ të ri. ‘Special One’ po përgatitet për një rikthim në Stamford Bridge dhe pasi ka kërkuar nga pronari Roman Abramovich që John Terry e Franck Lampard të mbeten në Stamford Bridge, trajneri aktual i Real Madridit dëshiron ta sjell në Londër një lojtar të tij aktual.

Në fakt, trajneri portugez po mendon ta marrë tek Blues mesfushorin gjerman Sami Khedira.

26 vjeçari ka kontratë me ‘Los Blancos’ deri në vitin 2015, por zyrtarët e kampionit evropian janë të gatshëm t’i shpenzojnë 23 milionë euro, për t’i siguruar shërbimet e ish futbollistit të Stuttgartit, shkruan tabloidi britanik ‘Mirror’.


Kthehu mbrapa

Shto koment