Mourinho: Dua edhe një sulmues

19.08.2013 (komentet: 0)

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho e ka përsëritur kërkesën e tij për edhe një sulmues. ‘Special One’ nuk ka folur me emra, por ka thënë se deri në fund do të mundohen ta sjellin një sulmues të ri në Stamford Bridge.

 

“Ne do të përpiqemi deri në ditën e fundit për të shtuar një lojtar të ri në skuadër, një sulmues, por në këtë moment çdo sulmues ka një klub, çdo sulmuesi i takon dikujt dhe unë nuk mendoj se është etike që unë të përmend emrat e lojtarëve që i përkasin klubeve të tjera”, tha Mourinho. Eto’o dhe Rooney janë alternativat e Chelseat./ 

   

 

Kthehu mbrapa

Shto koment