Mourinho: Do të luajmë futboll për sy

09.07.2013 (komentet: 0)

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, ka deklaruar se ekipi i tij do të luajë futboll atraktiv dhe do të fitojë me stil

Portugezi njihet për futbollin defensiv që e ka aplikuar gjatë periudhës së tij të parë të qëndrimit te Chelsea, por tani ai thotë se qasja do të jetë më ndryshe.

“Unë dua t’i bëj të lumtur tifozët e Chelseat me rezultat, me stilin tonë të lojës, me mentalitetin dhe personalitetin e ekipit. Ata duhet të dinë se ne gjithmonë japim më të mirën. Unë e di nga statistikat e mia me Chelsean, me Interin dhe Real Madridin, se shumë vendime të mia i kanë ndihmuar ekipit”.

“Nëse unë rrezikoj me një vendim, atëherë mund të shkojë keq. Kur kam luajtur te Chelsea me tri mbrojtës?”.

“Më kujtohet ndaj West Hamit në prill të vitit 2006, ne ishim duke humbur dhe ne kemi luajtur me 10 lojtar pas përjashtimit të Maniches. Unë rrezikova me një lojtar më pak sepse kam dashur të fitoj me një lojtar më pak dhe ne fituam me rezultat 4-1”, është shprehur Mourinho për The Sun.

Kthehu mbrapa

Shto koment