Mourinho defenetivishë është Special One.

17.03.2013 (komentet: 0)

Njëri ndër trajnerët më të mirë në botë, Jose Mourinho, sot ka zbarkuar në Turqi për të ndjekur së afërmi ndeshjen e Galatasarayt kundër Kayserisporit. “I veçanti” edhe njëherë dëshmon se sa me seriozitet e merr punën e tij.

Portugezi duket se që tani ka filluar të mendojë për ndeshjen kundër Galatasarayt në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ai ka dashur të përcjellë nga afërsia ekipin e Fatih Terimit dhe ta analizojë lojën e tyre në mënyrë që t’i përgatisë sa më mirë strategjitë e tij.

Sidoqoftë, për këtë gjë më i shpejtë u tregua homologu i tij, Fatih Terim, i cili dje u zbulua se kishte qenë në Bernabeu për ta përcjellë Real Madridin në ndeshjen kundër Mallorcas.

Kthehu mbrapa

Shto koment