Mos është Bayerni skuadër e madhe për Shaqirin?

16.03.2012 (komentet: 0)

Pasi që Xherdan Shaqiri u zëvendësua në minutën e 80-të në humbjen 7:0 nga Bayerni, nisën disa duartrokitje në tribuna.

Është e sigurt se paraqitja e tij e së martës nuk ka magjepsur asnjë në tribuna. Por spikeri i Bayernit dha disa fjalë të ngrohta gjatë zëvendësimit të Shaqirit. "Përshëndetje djalosh. Do të shihemi së shpejti!". Munihu po i gëzohet Shaqirit.

Por, pas leksionit të fuqishëm që i dhanë bashkëlojtarët e tij të ardhshëm, po shtrohen pyetjet: Mos është Bayerni skuadër pak e madhe për Shaqirin? Në çfarë pozite ai do të mund të luante te Bayerni?

Në krahë te Bayerni po shkëlqejnë "turbo-holandezi" Arjen Robben dhe mbreti i driblingut francezi Franck Ribery. Në pozitat anësore të mbrojtjes janë kapiteni Philipp Lahm dhe talenti i ri austriak David Alaba, që shkëlqeu të martën.

"Për që Robbeni e Ribery janë lojtarë të mëdhenj, është e ditur. Mezi pres që edicionin e ardhshëm të kem bashkëlojtarë kaq të mëdhenj", thotë Shaqiri.

Frikë nuk ka Shaqiri. Por është e sigurt se vizitën e së martës në "Allianz-Arena" e ka menduar më ndryshe.

“Natyrisht se më me qejf do të fitoja, sesa të humbja 7:0. Por atmosfera në stadium ishte fenomenale dhe mezi pres të luaj para një publiku të tillë”, thotë ylli i Baselit. Vetëm pak pasi që thotë këto fjalë,kalon presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, dhe i jep një përshëndetje transferimit të tij 10 milionë eurosh. “Përshëndetje djalosh”, i thotë Hoeness. Shaqiri qesh dhe i jep me respekt dorën Hoenessit.

Më pas thotë Hoeness, një fjalë që Shaqiri duhet të kapërdijë. “Bayerni ka luajtur ashtu, siç luan normalisht”. A do të thotë kjo se ky futboll i fuqishëm, ky sulm shkatërrues është i zakonshëm në Munih? Në debaklin 7:0 të Baselit nga Bayerni, Shaqiri si edhe të gjithë kolegëte tij e patën të vështirë të bëjnë njëhap para. Ata nuk arritën të përballonin forcën bavareze. Por ndoshta thjesht nuk ishte mbrëmja e Baselit. Shaqiri ka treguar se mund të luajë në nivel të lartë. Siç bëri kundër Manchester Unitedit në fazën grupore, me Zvicrën kundër Anglisë apo me U-21 e Zvicrës në Evropianin e vitit të kaluar. “Ne do të përjetojmë shumë gëzim me këtë djalosh”, është i sigurt shefi i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.

Kthehu mbrapa

Shto koment