Mobilizim i strukturave paralele edhe në sport

03.09.2012 (komentet: 0)

Në Mitrovicën veriore u hap e ashtuquajtura Zyrë e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Metohisë. Kryetari i të ashtuquajturës Federatë e Basketbollit të Kosovës dhe Metohisë , Aleksandar Radoviq tha se qëllimi i Zyrës është lehtësimi i punës së klubeve në “krahinë”.

 

 

 

"Zyra do të kryejë licencimin dhe një nga problemet më të mëdha është mungesa e palestrave  sportive në Mitrovicë dhe Zveçan. Megjithatë klubet  do të vazhdojë të punojnë ", tha Radoviq.

Ai rikujtoi se këtë vit në konkurrencën  e seniorëve  në ligën  e dytë do të garoj Trepça nga Mitrovica dhe Mokra Gora nga Zubin Potoku.

Radoviq tha se qëllimi është që të ndihmohet klubeve  në Kosovë  gjegjësisht  puna me kategori të reja  dhe se detyra e tyre do të jetë organizimi i garave në “Kosovë dhe Metohi”.

Sekretari i “Federatës së Basketbollit  për Kosovë e Metohi”  Bojan Jakshiq tha se klubet në pjesën qendrore të Kosovës ballafaqohen me  numër të madh  të problemeve, por një nga problemet më të mëdha jan mungesa e hallave dhe i tereneve  sportive  ku lojtarët kishin me stërvitë  dhe me i zhvillu ndeshjet.  

Detyrën të cilën  e  kemi marrë nga Federata e Basketbollit të Srbisë  është që t’i kushtojmë  vëmendje klubeve  që ekzistojnë në jug  të  lumit Ibër, ka thënë Jakshiq për Tanjug, transmetojnë mediat në  Serbi.

Sipas zyrtarëve serb  në Kosovë (që administrohet nga strukturat paralele sebe)   janë  regjistruar dhjetë ekipe basketbolli , ndërsa  “Federata  e  Basketbollit të Kosovës  dhe Metohisë “ që disa kohë  përsëri  është  anëtare e plotë e  Federatës  së Basketbollit të Serbisë.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment