Mijëra tifozë italianë e shqiptarë po e presin Shaqirin në aeroport (foto)

08.01.2015 (komentet: 0)

Një yll po zbret në Aeroportin e Milanit. Xherdan Shaqiri pritet për disa minuta të aterrojë në Itali, derisa në aeroport po e pret një befasi. Mijëra tifozë të Interit, Italian e shqiptarë, kanë dalë për ta pritur, shkruan Tribuna.

 

tifozatt

 

Në fotot dhe videot e publikuara nga mediat italiane, shihen edhe flamuj kombëtar. Tifozët po brohorasin “Shaqiri Shaqiri”.

Lojtari pritet të kalojë kah tifozët për disa minuta.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment