Messi shokon Barcelonën, mendon transferimin në...

23.10.2015 (komentet: 0)

Lionel Messi është i gatshëm të largohet nga Barcelona, dhe të transferohet në Premierligë ku interesim kanë shfaqur tri skuadra të mëdha.

Tabloidi britanik, The Sun , ka publikuar një lajm të hidhur për fansat dhe klubin e Barcelonës. Sipas këtij tabloidi, ylli argjentinas është i gatshëm të largohet nga Camp Nou, dhe të transferohet në Premierligë.

The Sun shkruan se interesim për Messin kanë shfaqur Chelsea, Manchester United dhe City. Madje, sipas këtij tabloidi këto klube kanë biseduar me përfaqësuesit e argjentinasit.

Raportohet se Messi e ka pritur mirë interesimin e gjigantëve nga Anglia. Thuhet se argjentinasi mund të largohet nga Barcelona në verën e vitit 2017, një vit para se t’i skadojë kontrata ne klubin katalunas.

Kurse, një nga arsyet që do ta detyroi Messin të largohet nga Barcelona është se reprezentuesi argjentinas kohëve të fundit është duke marrë presion nga spanjollët rreth gjykimit për shmangje të tatimeve.

Kthehu mbrapa

Shto koment