Messi: Mos më krahasoni me Maradonan
14.05.2014 (komentet: 0)
Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, thotë se ai nuk mund të konsiderohet si lojtari më i mirë në histori derisa të mos e ketë fituar Kupën e Botës, por shpreson ta ndryshojë këtë në Botërorin e Brazilit.
“Krahasimi me Maradonan është kompliment shumë i mirë, por nuk është një kompliment që mund ta pranoj”.
“Ai ka bërë shumë për kombëtaren. Dhe unë nuk mendoj se ndonjë lojtar mund të konsiderohet i madh derisa të mos e ketë fituar Kupën e Botës”.
“Unë shpresoj se mund ta bëj këtë dhe shpresoj se do ta bëj këtë gjatë kësaj vere”.
Lionel Messi ka 30 paraqitje në fanellën e Argjentinës dhe ka shënuar 28 gola.
Shto koment