“Messi, më i shkathtë se Ronaldo”

01.11.2014 (komentet: 0)

Selektori i Rusisë, Fabio Capello thotë se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është më i shkathtë teknikisht se rivali i tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

 

Selektori i Rusisë, Fabio Capello ka thënë se Cristiano Ronaldo “nuk ka teknikë të pastër” si Lionel Messi.
Ronaldo është aktualisht kampion i Topit të Artë dhe është në mesin e favoritëve për ta mbrojtur çmimin edhe për vitin 2014 pasi inspiroi Real Madridin drejt titullit në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, Capello ka respekt për portugezin por beson se argjentinasi është më i shkathtë.
“Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë dy futbollistë të jashtëzakonshëm, por ata janë të ndryshëm”, deklaroi ish trajneri i Los Blancos për të përditshmen sportive madrilene “AS”.

“Cristiano është futbollist i fuqishëm me teknikë shumë të mirë, por ai nuk e posedon shkathtësinë e pastër teknike që ka Messi. Messi është futbollist shumë i vështirë të luani kundër tij”, u shpreh Capello.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment