Messi ha pica, Pique ha Nutella, Xavi krahë pule...
26.09.2014 (komentet: 0)
Kur është çështja te ushqimi, edhe futbollistët e mëdhenj janë si të gjithë njerëzit tjerë.
Gazeta spanjolle Libertad Digital ka siguruar një dokument, në të cilin ndodhet menyja ushqyese e futbollistëve të Barcelonës.
Në këtë mënyrë, merret vesh se shumica e lojtarëve katalunas pas ndeshjeve hanë pica, e sidomos Lionel Messi.
Gerard Pique pëlqen të porosisë sandviçë me Nutella, pasi të vrapojë disa kilometra në stërvitje.
Luis Suarez krahas picës, pëlqen të porosisë edhe sallatë, ndërsa a Xavi Hernandez pas ndeshjeve porosit krahë pule.
Transferi i sivjetmë, Ivan Rakitic, pëlqen sushi dhe pemë të llojllojshme. /Telegrafi/
Shto koment