MESSI FITUES I "TOPIT TË ARTË"
11.01.2016 (komentet: 0)
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është fitues i "Topit të Artë" për vitin 2015.
Messi ka hyrë në histori të futbollit botëror, duke u bërë futbollisti i parë që shpallet 5 herë më i mirë në rruzullin tokësor. Messi në këtë edicion fitoi në konkurrencë me Cristiano Ronaldo, i cili këtë çmim e kishte fituar në dy edicionet e fundit dhe me Neymarin, me të cilin kanë ndarë së bashku sukseset e Barcelonës. Messi këtë çmim e kishte fituar edhe në vitet 2009, 2010, 2011 dhe 2012.
Shto koment