Messi: Dua ta fitoj La Ligan për Titon

13.05.2014 (komentet: 0)

Lionel Messi është më i vendosur se kurrë për ta fituar titullin e kampionit në La Liga. Ylli argjentinas dëshiron t’ia dedikojë titullin ish trajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova, i cili ndërroi jetë javë më parë.

Lionel Messi shpreson ta fitojë La Ligan, për t’ia dedikuar Tito Vilanovas. Ylli argjentinas e kërkon titullin, për kundër një viti të vështirë të kaluar, në nivelin ekipor, por edhe në atë individual.

“Titulli është mjaft i rëndësishëm dhe e përfaqëson punën e një viti të plotë. Dua ta fitoj titullin për një njeri aq fanatik të Barcelonës dhe që e donte shumë klubin, për Titon”, deklaroi 26 vjeçari, i cili e përshëndeti megjithatë sezonin fantastik që e ka bërë Atletico Madrid.

Sa i përket së ardhmes së Tata Martinos, Messi nuk preferon të flasë shumë, por e konsideron atë si një trajner të madh, por që nuk e di se çka do të ndodh pas përfundimit të sezonit.

Kthehu mbrapa

Shto koment