Messi beson në kualifikim

01.04.2013 (komentet: 0)

Lionel Messi beson se Barcelona ka kapacitet për ta eliminuar Paris Saint Germainin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

 

“Jemi të koncentruar tek ndeshja që do të zhvillohet në Paris. Do të jetë e vështirë, por kam ndjenja të mira”, u shpreh ylli argjentinas, pas mbërritjes në Paris.

Futbollisti më i mirë në botë ndihet i lumtur që Barçës po i ecin punët mirë në La Liga, ku e ruajti avantazhin prej 13 pikësh ndaj Real Madridit, përkundër barazimit ndaj Celta Vigos

Kthehu mbrapa

Shto koment