‘Mbreti’ Shkëlzen Gashi , vazhdon të shkëlqejë

08.02.2015 (komentet: 0)

Shkëlzen Gashi nuk ka ndryshuar. Edhe pse ishte në pushim ai nuk e ka harruar zakonin e vjetër që të shënojë gola.

 

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Baselit, ka arritur ta ndëshkojë ish-skuadrën e tij Grasshopper duke shënuar gol në derbin e Superligës së Zvicrës, transmeton Telegrafi. Basel arriti të fitojë me rezultat 4:2 në udhëtim te Grasshopper, ndërsa Gashi arriti të shënojë golin e tretë për skuadrën e tij në minutën e 69-të, duke e ngritur në 12-të numrin e golave këtë edicion. Në këtë derbi gjakovari ishte prezent në fushë për gjatë 90 minutave, aq sa luajti edhe Taulant Xhaka për Baselin, ndërsa te Grasshopper, i plotë ishte Amir Abrashi.

Kthehu mbrapa

Shto koment