Mbrëmje historike për super Frank Lampard

23.03.2013 (komentet: 0)

Për mesfushorin Frank Lampard ishte natë historike ndeshja kundër San Marinos, pasi që arriti ta shënonte golin e tij të 28-të me përfaqësuesen dhe të bëhet mesfushori që ka shënuar më së shumti në histori të Anglisë.

 “Është ndjenjë e mirë të jesh mesfushori që ka shënuar më së shumti gola për Anglinë. Jam shumë krenar për këtë arritje. Gjatë gjithë karrierës sime kam kërkuar të shënoj gola. Është nder të jem i pozicionuar në maje me emra, si Bryan Robson dhe David Platt”.

“Tani jam mbi të gjithë dhe gjithashtu ishte nder ta mbaja shiritin e kapitenit. Stevie do të kthehet të martën kështu që do e merr ai, por unë jam shumë i kënaqur me mënyrën se si luajta”, ka thënë legjenda e Chelsea-t, dhe kobtares Angleze Frank Lampard.

Kthehu mbrapa

Shto koment