Mbahen garat komunale të sportit shkollor në volejboll

29.03.2012 (komentet: 0)

Shoqata profesionale e sportit shkollor nën udhëheqjen e Blerim Sylejmanit dhe pedagogëve të kulturës fizike, organizoi Garat Komunale në lojën e Volejbollit për të dy gjinitë.



Në xhiron e parë morën pjesë 8 shkolla fillore nga komuna e Gjilanit në dy konkurrencat:

Në konkurrencën e djemve u arritën këto rezultate

Sh.F.”Liria” Pogrgjë - Sh.F.”Abaz Ajeti” Gjilan 0-2
Sh.F.”Selami Hallaqi” Gjilan- Sh.F.”Ibrahim Uruqi” Bresalc  0-2
Sh.F.”Abdullah Tahiri” Malishevë- Sh.F.” Lagjja e VIII ”Gjilan  2-0
Sh.F.”Ramiz Cërnica” Cernicë - Sh.F.” Skenderbeu” Përlepnicë  2-0


Në xhiron e dytë u arritën këto rezultate:Në konkurrencën e femrave
Sh.F.”Abaz Ajeti"- Sh.F.”Selami  Hallaqi” 1-2
Sh.F.”Abdullah Tahiri”- Sh.F.”Skenderbeu" 2-0

Në xhiron e dytë u arritën këto rezultate në konkurrencën e djemve:
Sh.F.”Abaz Ajeti- Sh.F.”Ibrahim Uruqi” 0-2
Sh.F.”Ramiz Cërnica" - Sh.F.”Abdullah Tahiri" 0-2

Në një atmosferë sportive para një numri të konsiderueshëm shikuesish që kishin ardhur për të përcjellë ndeshjen finale edhe nga Malisheva dhe Gjilani  treguan një pjekuri dhe anim korrekt nga të dy palët.

Finalja  u zhvillua në mes të Sh.F.”Selami  Hallaqi”dhe "Abdullah Tahiri”në konkurrencën e vajzave. Pas një loje të barabartë e cila përshkonte me avantazh herë të njërës shkollë here të tjetrës zgjoi interesim edhe te dashamirët e sportit që kishin ardhur për të përcjell  lojën për së afërmi edhe pse vajzat nga Malisheva u munduan ti kundërvihen moshatareve të tyre nga Gjilani e patën të vështirë.

Vajzat  e Sh.F. “Selami Hallaqi”nën udhëheqjen e Teuta Mehmetit treguan një pjekuri më të madhe dhe mundën moshataret e tyre.

Seti I parë  përfundoi me rezultat të ngushtë pas vazhdimit të tretë 28-26
Seti I dytë përfundoi me rezultat të ngushtë 25-23

Sh.F. “Selami Hallaqi”- Sh.F.”Abdullah Tahiri”2-0

Sh.F. “Selami Hallaqi” do të përfaqësojë komunën e Gjilanit në Garat Regjionale të cilat priten të zhvillohen në muajin Prill në Gjilan e më pas fituesi nga garat regjionale do të përfaqësojnë Regjionin e Gjilanit në garat nacionale që do të mbahen në Prishtinë.
Finalja në konkurrencën e djemve:

Sh.F. “Ibrahim Uruqi”- Sh.F.”Abdullah Tahiri”1-2

Seti i parë  përfundoi me rezultat të ngushtë pas vazhdimit të tretë 21-25
Seti i dytë përfundoi me rezultat të ngushtë 14-25
Seti i dytë përfundoi me rezultat të ngushtë 15-13

Edhe në konkurrencën e djemve loja ishte interesante dhe e barabartë pore më të mire ishin djelmoshat e  Malishevës dhe janë fitues dhe përfaqësues në Garat Regjionale që do të mbahen në muajin Prill.

Pra, Shkolla Fillore ”Selami Hallaqi” nga Gjilani, Kampion në kategorinë e vajzave dhe Shkolla Fillore”Abdullah Tahiri” nga Malisheva, kampion në kategorinë e djemve

Garat e nivelit komunal u mbështetën në mënyrë simbolike nga Drejtoria e Arsimit.

Kthehu mbrapa

Shto koment