Mata: Nuk largohem nga Chelsea

15.06.2013 (komentet: 0)

Pas ardhjes së Jose Mourinhos në Chelsea është spekuluar se sulmuesi spanjoll Juan Mata, nuk është në planet e trajnerit portugez

Ylli spanjoll, i cili shkëlqej me ekipin londinez, ka thënë se nuk ka kurrfarë informate se Mourinho nuk e dëshiron në skuadër.

“Askush në Chelsea nuk më ka thënë mua se Mourinho dëshiron të më largoj. Kur mbarova sezonin më than se ishin shumë të kënaqur me përpjekjet gjatë dy viteve të kaluara në klub”, ka thënë Mata për Marca.

“Unë kam edhe tre vite të mbetura në kontratën time. Unë jam shumë i lumtur me Chelsea”, theksoi Mata, i cili thuhet se mund të kaloj te Real Madridi. 

Kthehu mbrapa

Shto koment