Martino: Humbja është faji im

23.02.2014 (komentet: 0)

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, thotë se ai është fajtori kryesor për disfatën e ekipit të tij nga Real Sociedadi të shtunën mbrëma.

Goli i Lionel Messit mbajti në lojë Barcelonën, para se Blaugranët të pranonin dy gola tjerë, përfshirë edhe një autogol dhe Martino nuk fajëson askënd tjetër pos vetes.

“Unë nuk e përgatita ekipin mirë për këtë ndeshje. Sociedadi ishte ekipi më i mirë. Tani duhet të ngritemi dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës”.

“Ishte ndoshta gabim që nuk bëmë ndryshime kur rezultati ishte 1-1. Hyrja e Xavit në lojë nuk pati sens, pasi që tashmë prezent në fushë ishin Fabregas dhe Sanhez”.

“Unë nuk kam asgjë për të thënë për vendimin për të më përjashtuar. Gjyqtari e mori vendimin dhe kjo është e tëra”, u shpreh Martino.

Përgaditi : Engjell Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment