Martino: E kam zgjedhur 11-shen për El Clasico

17.03.2014 (komentet: 0)

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, thotë se ai po thuajse ka vendosur 11-shen startuese për ndeshjen El Clasico të vikendit të ardhshëm ndaj Real Madridit, që zhvillohet në Santiago Bernabeu.

Blaugranët shkatërruan Osasunan me rezultat 7-0 në Camp Nou për t’u përqendruar në ndeshjen e radhës ndaj Realit, që së fundi mposhti Malagan me rezultat 1-0.

“Nuk kam dyshime për atë se si duhet të luaj në Bernabeu. Paraqitja e sotme nuk do ta ndryshojë mënyrën se si ne duhet të luajmë. Unë po thuajse kam vendosur për 11-shen startuese që do të përballet me Madridin”, ka thënë Martino për Marca.

Trajneri argjentinas po ashtu ka lavdëruar Lionel Messin, i cili shënoi hat-trick në fitoren e të dielës për të tejkaluar Paulino Alcantara si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në klub, me 371 gola të shënuar.

/E,Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment