Marrija quhet Barcelona, finalisti Bayern Munchen

01.05.2013 (komentet: 0)

Barcelona është eliminuar nga Liga e Kampionëve nga Bayern Munchen duke humbur edhe në ndeshjen e dytë nga Bayern Munchen. Madje për më keq Barca nuk arriti ti shënoj në 180 minuta asnjë gol bavarezëve duke pranuar shtatë gola.

0 - 3 ishte rezultati i fitores së Bayernit. Barcelona u paraqit në këtë ndeshje pa lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messin, ndërsa pati edhe disa mungesa të tjera të ndieshme në skuadër. Pjesa e parë përfundoj pa gola pavrësisht disa rasteve të mira nga të dyja anët.

Në momentin kur Barcelona hapi edhe më shumë lojën në kërkim të golit, Bayern kundërpërgjigjej me gola. Robben shënoj për 1 me 0 në minutën e 48. Pique shënoj në rrjetë të gabuar në minutën e 72 ndërsa Muller katër minuta më vonë për 3 me 0.

Bayern Munchen do të takohet në finale me Borusia Dortmundin duke qenë për herë të parë në një finale gjermane./

Kthehu mbrapa

Shto koment