Marrëveshje bashkëpunimi në mes KF Gjilanit dhe SHMU “ Abaz Ajeti”
22.09.2013 (komentet: 0)
Në vazhdën e përpjekjeve për realizimin e projektit të profesionalizimit të klubit futbollistik Gjilani, para disa ditësh në shkollën “Abaz Ajeti” qëndroi delegacioni i klubit futbollistik Gjilani i kryesuar nga kryeshef i shtabit teknik Muharrem Sahiti, me bashkëpunëtorët e tij , ku u arrit një marrëveshje bashkëpunimi.
Delegacioni i përbërë nga Muharrem Sahiti, shef i shtabit teknik , Ibrahim Krivaqa anëtarë i kryesisë dhe donator , Refik Rexhepaj kordinator i Akademisë së futbollit të klubit , qëndruan në një vizitë bashkëpunimi në shkollën “Abaz Ajeti”. Me këtë rast nga drejtori i shkollës Hetem Kosumi u njohën me punën, sukseset dhe kushtet në të cilat punon shkolla. Ndërsa nga mësimdhënësi i kulturës fizike Ramiz Keka u njoftuan me sukseset e arritura në garat sportive si dhe me kushtet e punës sa i përket kulturës fizike.
Delegacioni i
klubit futbollistik njoftoi nikoqirin lidhur me projektin për
profesionalizimin e klubit në fjalë. Kryesia e klubit ofroi
bashkëpunimin i cili deri më tash nuk ka ekzistuar. U arritë marrëveshja
që shkolla ta bëjë seleksionimin e grupmoshave të nxënësëve të cilët
do të vijojnë akademinë e futbollit të këtij klubi të futbollit.
Bashkëpunimi do të jetë reciprok. Klubi shkollën do ta ndihmoj me
rekuizita sportive, mandej me organizimin e garave –turnirëve. Mandej
fushat e futbollit me të cilat disponon klubi Gjilani do të jenë në
dispozicion të shkollës për organizimin e garave të ndryshme u than ë
fund të këtij takimi.
Siç u njoftuam nga Muharrem sahiti , krejt ky
aktivitet do të kontribuoj në zbulimin e talenteve të rijnë, dhe
kultivimin e personalitetit sportive tek të rinjët.
Gjat ndjekjes së
Akademisë do të rritet mundësia e filtrimit të talenteve të rijnë për
të cilët do të rritet mundësia e orientimit të tyre në shtet perëndimore
, në klubet e mëdha.
Gjatë këtij takimi u konstatua se treva e
Anamoravës ka talent të shumtë futbolli, e që dëshmi të shumta, të cilët
luajnë në klubet e ndryshme të mëdha të futbollit evropian siq është
Xherdan Shaqiri……
Gjilani veçohet me lojtarë vendas, por me hapjen e
Akademisë dhe bashkëpunimi i kësaj forme si kjo do të rritet mundësia e
furnizimit edhe të kluve tjera me lojtarë nga ky regjion.
Në Gjilan
dhe më gjerë në Anamoravë ka munguar bashkëpunimi me shkolla
gjegjësisht ka munguar puna profesionale, andaj edhe rezultatet janë
qfar janë.
Duke u bazuar në punën profesionale që bëhet në vendet
perëndimore ku arrihen suksese të larta dhe përvojat e fituara nga ta ,
besojmë fort se nuk kanë me na munguar sukseset, tha ndër të tjera
Ibrahim Krivaqa anëtari i kryesisë së klubit dhe njëri ndër donatorët
kryesor të klubit.
Akademia e klubit është nën mbikëqyrje të shefit
të shtabit teknik Muharrem Sahiti, ndërsa koordinator i Akademisë
Refik Rexhepaj, ndërsa trajner klubi ka angazhuar ish lojtarët e njohur
të klubit Sadullah Ajeti, Selajdin Jerliu – Coli si dhe Afrim Hajdinin ,
trajner i portierëve.
Në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellët të
Klubit Gjilani me shkollën ‘Abaz Ajeti” u dhanë premtime që të
angazhohen edhe mësimdhënësit e kulturës fizike në aktivitetet e
Akademisë, dhe njëherit u shqyrtua edhe mundësia e rregullimit të
terrenit gjegjësisht mbulimit të fushë së futbollit, më qëllim të
shfrytëzimit edhe gjatë kohës së dimrit , pasi që shkolla nuk posedon
sallën e kulturës fizike.
Shto koment