Marchisio nuk ka biseduar me Unitedin

13.03.2014 (komentet: 0)

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, nuk ka mbajtur bisedime me Manchester Unitedin sa i përket një transferimi të mundshëm, gjithnjë sipas babait dhe agjentit, Stefanos.

Bosi i United, David Moyes, ishte parë në ambientet ku luante Juventusi me të gjithë që besonin se mesfushori Bianconer është pranë një kalimi te Djajtë e Kuq. Megjithatë, këto pohime i ka mohuar babai i lojtarit.

“Shpeshherë unë kam marrë telefonata nga agjentët të cilët më kanë treguar për interesimin e klubeve si Arsenali, Manchester United apo Liverpooli”.

“Por, askush prej këtyre klubeve nuk na ka kontaktuar direkt. Në këtë rast, unë do t’iu thosha bisedoni me Juventusin”, u shpreh babai për Calciomercato.

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment