Maratonisti shqiptar 62 vjeçar që po çmend Gjermaninë

06.11.2015 (komentet: 0)

Gjilan - Me të drejtë thuhet se Atletika është mbretëreshë e sporteve, kjo degë sportive nuk njeh moshën e garuesve, ata të cilët njëherë vrapojnë në shtigjet e Atletikës vështirë se mund të largohen. Atleti i cli po mahnit njohësit e Atletikës së Gjermanisë është Habib Aliu 62 vjeqari nga Vërbica e Zhegocit të Gjilanit i cili në këtë moshë të shtyr në çdo vrapim që mbahet në Gjermani është prezent.
 

Aliu i dashuruar pas Atletikës e posaçërisht në Maratonën 42 km shumë herë është ngjitur në piedestalin më të lartë të garave.

Aliu sot ka shumë medalje dhe mirënjohje e posaçërisht është i nderuar dhe i respektuar nga të gjitha moshat në qytetin ku jeton dhe vepron në Hamburg. 

Habib Aliu si i ri i dashuruar në shtigjet e gjata të Atletikës në të shumtën e rasteve në relacionin Vërbic- Gjilan dhe Vërbic-Prishtinë gjithmonë i ka kaluar duke vrapuar duke qenë sportist i vërtet.

Aliu sot është atletë shumë aktiv në klubin e atletikës L.G.N.M.S OLIMPIA duke arritur rezultate kulminante. Ai gjatë karrierës së tij prej atleti 2 herë ka qenë fitues i garës maratonike në Gjermani tek veteranët, 3 herë në pozitën e 2 dhe 5 herë në pozitën e 3, ndërsa mbi 15 herë ka qenë ndër 10 më të mirët, në gara të Atletikës kanë marrë pjesë edhe nga 60 mijë garues ndërsa rezultatin më të mirë që ka arritë në 42 km është 3 orë e 43 minuta.

Aliu i dashuruar në shtigjet e Atletikës për rajonipress tha se atletika është një dashuri që nga fëmijëria. “Në pa mundësi të kushteve materiale dhe kohërave të këqija që ishin për popullin tonë nuk kam mundur të jem i rregullt kam vrapuar zbathur as opinga nuk kam pasur, por kur e donë diçka nuk ka pengesë që mundë të ndalë". 

Maratonisti Aliu i mallëngjyer për vendlindjen dhe popullin e tij nuk mundi t`i ndal lotët. "Kosovën me familje e lëshuam në vitin 1992 për shkak kushteve materiale, por me zemër gjithmonë jam në Vërbic të Zhegocit dhe në shërbim të popullit tim të cilit në shumë raste i kam ndihmuar dhe do t`i ndihmoj gjerë sa të jem gjallë". 

Aliu i cili aktivisht merret me Atletikë që nga viti 2000 i cili një kohë të gjatë vuante nga këmbët, me vrapimet e tij edhe sëmundja e këmbëve ju largua.

Aliu ka një porosi të veçantë për sportistët dhe popullin e Kosovës."Duane sportin ai është ushqimi më i mirë i njeriut, mos konsumoni duhan, drogë e alkool, këto janë armiqtë e njeriut. Ndërsa politikanëve ju kisha bërë thirrje të mbledhin mendjen duhet ditur se si kemi jetuar, dhe kush ka qenë pushtuesi ynë shekullor të punojnë për të mirën e popullit se populli është i pastër si loti"./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment