Mancini pranon se City i ka thënë PAPA titlullit

28.03.2013 (komentet: 0)

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini e pranon se gjasat për titull të kampionit ekipi i tij i ka humbur, ndërsa shton se motivi për pjesën e mbetur të sezonit është që ta mbajë distancën sa më afër.

Humbja nga Evertoni në ndeshjen e fundit e la ekipin ‘Citizens’ 15 pikë prapa Manchester Unitedit, nëntë ndeshje pa përfunduar kampionati.

United nuk e kanë ndier aspak presionin nga komshinjtë në luftën për titull, duke i fituar gjashtë ndeshjet e fundit.

“Ka marrë fund, por kjo nuk ndryshon asgjë, sepse ne mund ta bëjmë më të mirën nga tash deri në fund. Çdo ekip i madh, kur nuk mund ta fitojë titullin, ende vazhdon dhe mundohet të luajë sa më mirë dhe t’i fitojë të gjitha ndeshjet”, deklaroi trajneri italian.

Ai nuk e di se si do të përfundojë sezoni, pasi që e ndien presionin e Chelseat, që ka katër pikë më pak, dhe Tottenhamit, me 5 pikë prapa.

“Ne kemi përpara nesh 9 ndeshje deri në fund dhe është e rëndësishme që të punojmë fort dhe të arrijmë rezultate të kënaqshme”, vijoi ai.

Kthehu mbrapa

Shto koment