Manchester City fiton titullin e parë pas 44 vjetëve

14.05.2012 (komentet: 0)

Manchester City ka fituar titullin e parë të Anglisë pas plot 44 vjetëve, pasi të dielën në xhiron e fundit mposhti në fundin dramatik skuadrën Quuens Park Rangers me rezultatin 3:2.

Dy gola City i shënoi në kohën shtesë, me të cilët e siguroi titullin e tretë të Anglisë. Manchester City e mbylli stinorin me 89 pikë, po aq sa mblodhiManchester Unitedi që doli i dyti. Cityvetëm në saje të goldallimit më të mirë u shpall kampion.

Është hera eparë që nga viti 1989 që titulli i Anglisëu vendos me goldallim. City ishte shumë pranë që të humbiste titullin, pasi deri në fund të kohës së rregullt rezultati ishte 2:1 në favor të QPR-së, ndërkohë Unitedi ishte duke e mposhtur Sunderlandin me rezultatin 2:1. Sulmuesit Edin Xheko (90+2’) dhe Sergio Aguero (90+4’) shënuan nga një gol për t’i siguruar titullin e kampionit Cityt. Golin tjetër për Cityn e shënoi Pablo Zabaleta (39’), ndërkohë për QPR-në shënuan Djibril  Cisse (48’) dhe Jamie Mackie (66’). QPR-ja që nga minutae 52-të mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi u përjashtua me karton të kuq Joey Barton. “Është një ditë e madhe për Cityn dhe veçanërisht për tifozët.

Ështëpritur plot 44 vjet për këtë titull dhe tëgjithë në City e dinë se sa kohë e gjatëishte. Kemi bërë një rrugë mjaft tëvështirë, por kjo është mënyra e Cityt.Tifozët në asnjë moment nuk e humbën besimin dhe qetësinë, madje as në pesë minutat e fundit të ndeshjes së sotme. Jam shumë i lumtur me këtë stinor dhe kemi shënuar histori. Manchester United është skuadër e madhe, një kundërshtar i madh dhe të dalim në fund fitues nga kjo luftë është fantastike”, ka thënë trajneri italian Roberto Mancini, shkruan faqja zyrtare e Cityt të dielën. “Ishtenjë stinor i çmendur dhe një fund i çmendur. Por, ne e merituam të fitonim titullin. Kryesuam kampionatin për 20 ndeshje”, ka thënë Mancini. Mancini i është bashkuar Joe Mercerit dhe Wilf Wildit në grupin e trajnerëve që kanë arritur të fitojnë me Cityn titullin e kampionit të Anglisë. 

QPR-ja përkundër disfatës që pësoi arriti të mbijetoi, pasi skuadra që po e rrezikonte Boltoni, barazoi 2:2 si mysafir i Stoke Cityt. Unitedi ka dështuar të fitojë titulline 20-të të Anglisë, ndonëse fitoi ndaj Sunderlandit.“Të gjithë prisnin që City të fitonte, por ata e bënë këtë kundër 10 lojtarëve dhe shënuan golat në pesëminutat shtesë. Dua të uroj Cityn për titullin e fituar. Të gjitha skuadrat që fitojnë e meritojnë titullin. Nuk ishte e shkruar të fitonim këtë titull“, ka thënë trajneri i Unitedit, Sir Alex Ferguson. Kapiteni i Cityt, Vicent Kompany,thotë se finishi dramatik ishte pak i tepërt për të. “Ju doni që unë të them se ishte momenti më i mirë i jetës sime, portë jem i sinqertë, shpresoj të mospërjetoj më një lojë të tillë. Në asnjëmoment nuk kam dyshuar. Kur Edini shënoi golin, m’u kujtuanshumë momente në stinor kur bëmërikthime të mëdha. Nuk kishte arsyepse mos të besonim. Jam shumë ilumtur”, ka thënë Kompany. “Pasi ishim duke humbur 2:1,mendoja se do të shënonim gol dheprapë do të humbnim titullin.

Mëduket si në ëndërr që fituam. Nuk dua të zgjohem nga kjo ëndërr.Shikoni lojtarët dhe tifozët, ne e merituam këtë”, tha shënuesi i golit të parë të Cityt, Zabaleta. Nga Premier League biletën për në Ligën e Kampionëve pos dyskuadrave të Manchesterit e siguruanedhe Arsenali e Tottenhami. Arsenalifitoi si mysafir i WBA-së me rezultatin3:2, ndërsa Tottenhami e mposhti në shtëpi Fulhamin me rezultatin 2:0. 

Kthehu mbrapa

Shto koment