Man Utd feston titullin,lamtumirë "Old Trafford", lamtumirë Ferguson

12.05.2013 (komentet: 0)

Sir Alex Ferguson e ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit në "Old Trafford" si trajner i Manchester United. Trajneri i madh skocez e përfundoj karrierën e tij si trajner para shikuesve të vet në mënyrën më të mirë.

Në një atmosferë fantastike në stadium, tifozët e United i bënë një përshëndetje fantastike trajnerit që i solli gjithçka të mundshme sa i përket titujve. Fergie u dhuroj atyre fitoren e tij të fundit në "Old Trafford" duke e mposhtur skuadrën e Swanseas me rezultat 2 me 1.

Chicharito shënoj golin e parë në ndeshje në minutën e 39. Barazoj Michu në minutën e 49 të ndeshjes. Nderin e Manchesterit dhe Fergusonit e ruajti Ferdinand i cili shënoj për fitored e djajve në minutën e 87 të ndeshjes.

Me këtë fitore, Fergie mori duartrokitjet e fundit emocionuese para tifozëve të tyre duke u ndarë me ta me shumë tituj, histori, rekorde, emocione, futboll të bukur, ku nuk mungonin as lotët

Kthehu mbrapa

Shto koment