Majlinda vështirë iu përmbajt lotëve teksa mbajti flamurin në hapje të Rio 2016 (Foto/Video)

07.08.2016 (komentet: 0)

Kelmendi njihet për performancat e saj të forta dhe për fuqinë në karakterin që tregon në sportin ku ajo është kamione e botës – por ajo tregoi anën e saj të butë teksa mbajti flamurin e Kosovës për herë të parë në histori në Lojërat Olimpike, në hapje të Rio 2016.

Majlinda 

Majlinda udhëhoqi parakalimin me mjaft krenari, duke bartur flamurin teksa shtatë sportistët tjerë dhe të tjerë antarë të delegacionit e ndoqën atë, shkruan Telegrafi.

foto 2

U vërejt qartë nga fotot e kapura gjatë parakalimit historik të Kosovës në hapje të Lojërave Olimpike se Majlinda u mbush me lot nga emocionet dhe vështirë u përmbajt.

majlinda 3

Majlinda na bëri krenarë të gjithëve, ashtu sikurse i gjithë ekipi olimpik i Kosovës dhe lotët vështirë i mbajtëm edhe ne që ishim para ekraneve, sepse për herë të parë u ndjemë të barabartë me shtetet tjera. /Telegrafi/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment